Udhëzimet e Komunitetit

Misioni i Premise është të jetë burimi i së vërtetës në terren në të gjithë botën. Kur regjistroheni për t’iu bashkuar Premise, ju bëheni pjesë e një komuniteti të gjallë global.
Vlerat e integritetit dhe respektit të Premise shërbejnë si bazë e Udhëzimeve tona të Komunitetit. Udhëzimet tona të Komunitetit ofrojnë udhëzime të përgjithshme për Kontributorët për përdorimin e duhur të platformës sonë.
Udhëzime për përdorimin e Premise:
Si Kontributor i Premise, ju keni mundësinë për të sjellë një ndryshim pozitiv në komunitetin tuaj duke fituar para ndërsa e bëni këtë gjë. Më poshtë do të gjeni udhëzimet se si të përdorni Premise.
Plotësimi i detyrave me integritet
Dorëzimet tuaja ndihmojnë organizatat partnere, kompanitë dhe OJQ-të të kuptojnë dhe përmirësojnë më mirë komunitetet lokale. Si një Kontributor i Premise, ju duhet:
- t’u përgjigjeni pyetjeve me sinqeritet dhe në mënyrën më të mirë që është e mundur;
- të mos dorëzoni qëllimisht informacion të rremë ose mashtrues;
- të silleni gjithmonë me respekt kur plotësoni detyrat dhe të ndërveproni me njerëzit, bizneset ose institucionet vendase;
- të hyni në aplikacionin Premise dhe të plotësoni detyrat vetëm nga telefoni juaj;
- të plotësoni detyrat në mënyrë të pavarur, pa ndihmë ose bashkëpunim nga Kontributorë të tjerë.
Qëndrimi i sigurt gjatë përdorimit të Premise

Në Premise, ne e marrim seriozisht sigurinë. Si Kontributor i Premise, ju gjithmonë duhet:
- të ndiqni udhëzimet lokale dhe të jeni të ndërgjegjshëm për ambientin që ju rrethon;
- të plotësoni detyrat vetëm në zonat ku ndiheni të sigurt;
- të dilni nga detyra dhe të largoheni menjëherë nga zona nëse ju kërkohet të largoheni gjatë plotësimit të një detyre ose nëse ndiheni të pasigurt.
Sjellje e ndaluar:
Sjellja e pahijshme, joautentike dhe mashtruese është e ndaluar në platformën tonë.
Ndarja e llogarisë ose përdorimi i disa llogarive
Ne e marrim seriozisht ndarjen e llogarive. Kështu që, mos:
- ndani një llogari me asnjë person tjetër përveç mbajtësit të llogarisë së regjistruar;
- krijoni dhe/ose përdorni disa llogari në të njëjtën pajisje telefonike (d.m.th. lejohet vetëm një llogari dhe një pajisje për person);
- ndani një llogari pagese me Kontributorë të tjerë të Premise pa autorizim.
Mashtrimi i vendndodhjes

Sigurimi i një përfaqësimi të saktë të vendndodhjes suaj të raportuar është themeli i përpjekjeve tona për mbledhjen e të dhënave. Prandaj, Kontributorët nuk duhet të:
- ndryshojnë qëllimisht ose keqinterpretojnë vendndodhjen e tyre origjinale;
- fillojnë dhe përfundojnë detyrat në vende të ndryshme.
Dërgimi i informacionit të papërshtatshëm ose keqdashës
Zhdukja e informacionit të papërshtatshëm ose keqdashës është një përgjegjësi që ne e marrim seriozisht. Si Kontributor i Premise, ju pranoni të mos:
- ngarkoni ose shpërndani informacione që (sipas gjykimit tonë) janë të turpshme, të pahijshme, vulgare, pornografike, seksuale, të urryera ose ndryshe të kundërshtueshme;
- dërgoni adresa apo link-ë të padëshiruara dhe/ose adresa referimi personale në një mënyrë agresive ose ndryshe të papërshtatshme;
- ngarkoni ose të përpiqeni të transmetoni skedarë që përmbajnë viruse, kalë Troje, skedarë të dëmtuar ose të dhëna.
Rishikimi i detyrave dhe refuzimet
Kur plotësoni detyrat brenda aplikacionit Premise, dorëzimet e Kontributorëve i nënshtrohen rishikimit për kontrollin e cilësisë. Në rast të refuzimit të një detyre, Kontributorëve u dërgohen komente duke detajuar arsyet e refuzimit, duke lehtësuar kështu kuptimin dhe përmirësimin e detyrave. Nëse detyra është refuzuar dhe dëshironi ta dërgoni atë për një mundësi tjetër rishikimi, duhet të keni parasysh se:
- koha e rishikimit të detyrës zgjat 3-5 ditë;
- detyrat e refuzuara mund të rishikohen vetëm një herë;
- detyrat që janë refuzuar për 14 ose më shumë ditë nuk rishikohen më (ju duhet t’i apeloni gjithmonë detyrat e refuzuara menjëherë);
- vendimi i skuadrës së Kontrollit të Cilësisë për detyrën e refuzuar është përfundimtar dhe i padiskutueshëm;
Shfaqja e sjelljeve të pahijshme
Mbrojtja e respektit dhe integritetit të Kontributorëve tanë dhe stafit të support-it është një aspekt i rëndësishëm i operacioneve tona. Në përputhje me këtë, ju si Kontributor, bini dakord që të mos:
- shpifni, tallni, kërcënoni, ngacmoni, frikësoni ose keqtrajtoni dikë, me urrejtje, racore, etnike ose në fjalë të tjera të veproni në mënyrë fyese ose kundërshtuese;
- përdorni në mënyrë të pahijshme kanalet e support-it për të bërë raportime të rreme ose joserioze në Premise ose për të komunikuar me përfaqësuesit tanë të support-it të klientit në një mënyrë mosrespektuese, agresive ose të papërshtatshme;
- shfrytëzoni, shpërndani ose informoni publikisht anëtarët e tjerë për çdo gabim ose defekt (“Gabim”) që jep një avantazh të paqëllimshëm.
Shfaqja e sjelljes joautentike
Në përputhje me angazhimin tonë për origjinalitetin, ne nuk i lejojmë Kontributorët të keqinterpretojnë identitetin përmes përdorimit të programeve ose aplikacioneve softuerike. Si Kontributor i Premise, ju pranoni të mos:
- aksesoni (ose përpiqeni të aksesoni) aplikacionin Premise me çfarëdo pajisje tjetër që nuk është një pajisje celulare;
- zhvilloni, shpërndani, përdorni ose informoni publikisht anëtarët e tjerë të programeve softuerike “auto” ose “makro”;
- abuzoni me ndonjë nga Shërbimet tona në një mënyrë që nuk pasqyron përdorimin normal ose të përshtatshëm njerëzor.
Premise është e përkushtuar të ruajë integritetin e platformës sonë dhe në këtë mënyrë rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime kundër Kontributorëve, sjellja e të cilëve shkel Udhëzimet e Komunitetit të Premise. Çdo shkelje e Udhëzimeve të Komunitetit të Premise është shkak për pezullim.
Faleminderit që jeni pjesë e rrjetit global të Premise dhe punoni me partnerët tanë për të ofruar një burim të vlefshëm të së vërtetës. Kontributet dhe pjesëmarrja juaj në këtë komunitet global janë një pjesë thelbësore dhe e paçmueshme e misionit të Premise.





